Si pjesë e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sojevo afër Ferizaj, afër kampit Bondsteel, u hapën ceremonialisht punimet në projektin e rregullimit të zonave të gjelbërta dhe ngritjen e një statuje të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, trasmeton InfoShqip.
Anëtarët e KFOR-it amerikan nga kampi Bondsteel dhe qytetarët e Ferizajt po marrin pjesë në këtë aktivitet, të cilin ata po e zhvillojnë në bashkëpunim me rrjetin e organizatave joqeveritare Avonet. Projekti, i cili do të financohet nga qytetarë dhe kompani nga Ferizaj, pritet të kushtojë më shumë se 600,000 euro.
Me këtë rast, pjesëmarrësit e projektit i dhanë nderime obeliskut të ngritur për nder të Bo Biden, djalit të ndjerë të Presidentit të SHBA Joe Biden./InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post