UEFA ka bërë publik emrat e futbollistëve më të mirë në fazën çerekfinale të Europianit teksa shihet qartë një dominim i “3 Luanëve” në formacion.
Në portë më i miri u shpall Jan Somer i Zvicrës i cili bëri 10 pritje në sfidën ndaj Spanjës. Në mbrojtje rreshtohen, Cufal (Çeki), Meguajer (Angli), Vermalen (Belgjikë) dhe Luk Shou (Angli).
Në mesfushë, në qendër, rreshtohet Delanej (Çeki) dhe Shaqiri (Zvicër) ndërsa nga krahët Zhadon Sanço (Angli) dhe Lorenco Insinje (Itali).
Sulmi ndahet mes Herri Kejn (Angli) i cili është më i titulluari me notën 9.3 dhe Dolberg (Danimarkë).
Diskutime rreth kësaj post