I indinjuar ago to se çfarë janë deklaruar, blogeri Olti Curri ka shpërndarë ditën e sotme një pjesë nga intervista më e fundit e Kri Gorasit, vajzës e cila u bë e famshme nga “Aventurierët” e më pas mori pjesë në emisionin kosovar “It’s my love”.
Gjatë intervistës në “ValaMala Show”, moderatori Valon Maloku e pyet Krinë me cilën nga kandidatet e emisionit do kishte shkuar në pushime e ajo i tregon se do zgjidhte Inën pasi do flirtonin me djem.
Pjesa që Olti ka shkëputur nga intervista:
Moderatori: Me cilin prej kandidatëve do shkoje me pushime në plazh?
Kri: Me Inën sepse më duket më shumë kështu si shpirt ku*ve. Mund të kënaqem më shumë me atë dhe mund të flirtoj me shumë djem.
Moderatori: Po pse jo me Ganën?
Kri: Jo edhe Gana e mirë është po nuk flirton shumë me djemtë. Ina më duket dora ime.
“Kjo intervistë e ngre gazetarinë televizive në një tjetër nivel…Kri është protagoniste e Përputhjes kosovare…”, shkruan Olti krah videos.
Diskutime rreth kësaj post