Në Gjirin e Meksikës, ka ndodhur një fenomen i që mund të shumë shihet shumë rrallë, teksa një zjarr u ndez në mes të oqeanit. Kompania shtetërore e naftës në Meksikë, u shpreh se zjarri u shkaktua nga çarja e një tubacioni gazi nënujor, dhe se tashmë është shuar.
Megjithatë, pamjet që tregojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në mes të oqeanit, kanë bërë xhiron e botës, shkruan USA Today.
“Zjarri në det u shua në orën 10:45 pas një rrjedhje gazi nga një platformë shpimi”,- shkroi kompania Pemex në rrjetin social Twitter. Fatmirësisht, nuk u raportua për të lënduar dhe kompania tha se u deshën rreth 5 orë për të vënë flakët nën kontroll.
Kompania deklaroi se përdorte anije për të pompuar ujin mbi flakët, edhe pse azoti u përdor gjithashtu për të kontrolluar zjarrin.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post