Autoritetet ukrainase u vunë në zjarr kritikash pasi u shfaqën në publik fotot e grave, anëtare të forcave të armatosura, duke praktikuar rreshtore me taka të larta.
Ushtria ukrainase po përgatitet të mbajë një paradë ushtarake muajin tjetër për nder të 30 vjetorit të pavarësisë së shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes publikoi fotot e grave ushtarake që marshonin dje me taka të larta, shkruan The Guardian.
“Eshtë më e vështirë për ne sesa kur marshojmë me çizme,” – tha kadetja Ivana Medvid.
Disa ligjvënës ukrainas të afërt me ish-Presidentin Petro Poroshenko sollën këpucë me takë të lartë në parlament, duke i kërkuar kreut të Mbrojtjes që t’i vishte vetë ato në paradën e pritshme.
“Si mund të dalësh me një ide kaq idiote dhe të dëmshme,” – tha Ina Sovsun, një anëtare e partisë Glas, duke treguar dëmshmërinë e veshjes së këpucëve me taka të larta në një rreshtore.
Diskutime rreth kësaj post