Uji, i cili është i domosdoshëm për të pasur një trup të shëndetshëm nuk duhet të neglizhohet. Jo vetëm pirja e ujit, por edhe një dietë natyrale dhe e shëndetshme që përmban kalori të mjaftueshme, minerale dhe vitamina është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin cilësor.
Por çfarë problemesh mund të shkaktojë mospirja e sasisë së mjaftueshme të ujit tek fëmijët? Kjo mund të ndikojë negativiasht tek rritja dhe zhvillimi në fëmijëri, sistemi imunitar, shëndeti i veshkave, funksioni i zemrës dhe shumë sisteme të tjera të organeve.
Infeksion të traktit urinar
Pirja e mjaftueshme e ujit është jetike për funksionimin e shëndetshëm të gjithë këtij sistemi. Përndryshe, ndjeshmëria ndaj infeksioneve bëhet e pashmangshme. Infeksionet e traktit urinar gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të veshkave, të cilat mund të kalojnë në dështim të veshkave.
Gurë në veshka dhe traktin urinar
Dieta, klima e nxehtë, arsyet metabolike dhe gjenetike mund të predispozojnë për formimin e gurëve. Prania e substancave të tilla si kripa, kalciumi dhe acidi urik në trup më shumë sesa është e nevojshme mund të çojë në formimin e gurëve. Prandaj është shumë e rëndësishme të pini shumë ujë për të parandaluar formimin e gurëve.
Dështimi i veshkave
Veshkat janë një nga organet më të prekura nga etja ose marrja e ulët e ujit tek fëmijët. Sidomos nëse kjo situatë zgjat për një kohë të gjatë, funksionet e veshkave zvogëlohen dhe zhvillohet pamjaftueshmëria.
Diskutime rreth kësaj post