Përfundon pjesa e parë midis Republikës Çeke dhe Danimarkës, ndeshje e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit për fazën e 1/8-ave në Euro 2020.
45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e dyfishtë të danezëve. Menjëherë sapo filloi takimi, Danimarka kaloi në avantazh në minutën e 5-të, me anë të Delaney.
Mesfushori i Dortmund ka marrë një asist të bukur në zonë nga Larsen dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.
Pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë, ishte Dolberg i cili finalizoi në mënyrën e duhur një aksion të bukur të skuadrës në minutën e 42-të.
Pas një harkimi nga e majta me të jashtmen nga Mahele, sulmuesi i Nisës, Dolberg, nuk fali brenda zonës, duke shtyrë topin drejt rrjetës.
Diskutime rreth kësaj post