Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të PDK, Memli Krasniqin duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit.
Kurti thotë se me mbështetjen që mori nga strukturat, Krasniqi mund të ketë një udhëheqjje stabile dhe të zhvillojë reforma. Ai i kujton kryetarit të ri se nuk është kurrë e mjaftueshme të punosh për Kosovën pasi këtë e ka obligim gjithësecili.
Statusi i Albin Kurtit:
“I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.”-tha Kurti.
Diskutime rreth kësaj post