Djali i ish-kryeministrit Berisha ka humbur përfundimisht gjyqin në SHBA, përballë gazetarit amerikan për Gërdecin, teksa akuzohej për trafikun e armëve.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Shkëlzen Berisha me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se ky vendimi u bazua në gënjeshtrat dhe në deklaratat e grupeve kriminale.
Postimi i plotë:
“Te dashur miq,
Ne vitin 2017 une ngrita nje padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deklaratat e tyre te genjeshterta ne lidhje me mua, te cilat kishin qellim te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Laëson dhe botuesit e librit te Laëson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Ne kete liber z. Laëson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Laëson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes. Po ashtu per te formesuar shpifjet e tij z. Laëson perdori si burime te “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin (te cilin vete Laëson e konsideronte te pabesueshem pasi e shihte si “maniak te terbuar me axhende private”)te cilet ose nuk pranuan te deshmojne gjate gjyqit ose deklaruan nen betim se nuk kishin asnje dijeni per ndonje perfshirje timen ne kete histori.
Vendosa te ngre kete padi per ti shkuar te vertetes deri ne fund dhe gjithashtu per te bere pergjegjes para ligjit, persona dhe entitete qe kishin perfituar miliona dollare mbi shpifjet e ngritura ndaj meje.
Pergjate gjithe kesaj sage ligjore dolen dokumenta qe vertetuan katerciperisht se te gjitha pretendimet e shkruara nga z.Laëson per gjoja perfshirjen time ne trafikun e armeve ishin shpifje. Para gjykatave amerikane, duke deshmuar nen betim, z.Diveroli deklaroi jo vetem se kishte trilluar per perfshirjen time, por sqaroi dhe aresyet e ketij mashtrimi. Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes te SHBA, te cilet gjeten se Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur hetuesit I treguan foton e tij. Me tej akoma kur z.Belliu deklaroi nen betim per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY. Apo dhe me keq kur “burim i besueshem” Erion Veliaj refuzoi te vinte per te deshmuar para gjykates shpifjet e percjella per z.Laëson.
Ndonese i kontaktuar nga une si dhe me akses te plote ne dhjetra deklarata publike te miat dhe shume te tjereve qe hidhnin poshte genjeshtrat e tij, z.Laëson nuk me kontaktoi kurre per te degjuar te verteten qe mund t’i prishte xhepit te tij fitimet e siguruara ,permes shpifjeve ndaj meje,nga kontrata me shtepine botuese.
Ne pamundesi per te mbeshtetur me fakte dhe argumenta shpifjet e publikuara dhe per t’i bere bisht nje perballje para jurise, z.Laëson vendosi te “fshihet” pas percaktimit tim si person publik duke zhvendosur debatin ligjor nga vertetesia e pretendimeve, tek mungesa e keqdashjes ne publikimin e shpifjeve ne fjale. Thene shkurt ju pervodh thelbit te ceshtjes duke deklaruar se ai thjesht kishte besuar listen e e shpifesve qe ne momentin e ballafaqimit ose nuk u paraqiten ne gjyq ose pranuan nen betim se kishin mashtruar.
Pra ne asnje nga tre shkallet e sistemit gjykatesit nuk vleresuan vertetesine e shpifjeve te z.Laëson por nese ato ishin bere ose jo me keqdashje.
Eshte pikerisht kjo aresyeja perse dy gjykates te Gjykates se Larte te SHBA ne nje vendim jo kaq te zakonshem vendosen te publikonin mendim ndryshe nga shumica duke kerkuar shkeputjen nga standarti i vitit 1964 sipas te cilit debati per shpifjen ndaj personave publik duhet kufizuar vetem me mungesen ose jo te vetedijes per shipfjen dhe keqdashjes se atij qe shpif, pasi ne kete menyre viktimave te ketyre shpifjeve, u hiqet cdo mundesi per t’i adresuar ato dhe per te kerkuar drejtesi per demin e krijuar.
Ndonese do te kisha dashur qe ky te ishte vendimi i shumices, mendimi i dy gjykatesve te nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qene e bazuar tek qellimi per te kerkuar dhe nxjerre te verteten.
Por mbi te gjitha transparenca mbi dokumentet dhe deshmite e siguruara pergjate ketij procesi kane provuar para publikut, se gjithe pretendimet per perfshirjen time ne kete afere kane qene shpifje duke me hequr kesisoj barren morale te genjeshtrave qe kane synuar te me perbaltin pergjate gjithe ketyre viteve dhe duke provuar pertej cdo dyshimi se nuk kam pasur asnje lidhje me ceshtjen ne fjale.“-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post