Entuziazmi për ekipin kombëtar të Anglisë në Euro 2020 është në nivelin më të lartë. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të shmangen tifozët britanikë për të parë në stadium çerekfinalen e sotme kundër Ukrainës.
Të mësuar të luajnë në Wembley, britanikët duhet të transferohen në Romë, në një qytet që po merr të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar rreziqet që lidhen me mbërritjet nga një vend që dje numëroi njëzet e shtatë mijë pozitive me koronavirus.
Roma dhe “Olimpico” janë të blinduara. Ka të paktën pesë pika kontrolli përreth stadiumit për të kontrolluar hyrjet, në të cilat janë përfshirë të paktën tre mijë agjentë.
Shumica e tifozëve anglezë mbërritën dje nga qytete të tjera italiane ose nga vendet e BE-së, por ka frikë se të paktën 200 mbështetës të tjerë të ekipit kombëtar të Southgate mund të paraqiten në Romë sot, pavarësisht nga kufizimet, detyrimi i karantinës dhe çertifikata që vërteton negativitetin e tamponit.
Diskutime rreth kësaj post