Avokati i njohur Ylli Manjani ka reaguar lidhur me operacionin ‘Shpirti’ ku ranë në pranga disa zyrtarë dhe me tyre dy ish-shoqërues të Saimir Tahirit. Manjani ka ironizuar deklaratën e Yuri Kim pas këtij operacioni, ku shkruan: Ajo që më gajas fare është reagimi i zonjës Yuri që suksesin e operacionit policor me qendër në Itali, ia faturon reformës në drejtësi dhe SPAK-ut, meqë u bënë nja dy arreste shtëpie…
Postimit i Manjanit:
“As me operacionin “shpirti” nuk do ti dalë shpirti biznesit të përhaur tashmë të drogës.
Do largohen disa për tu zëvendësuar nga të tjerë. Edhe tek bota e trafikantëve e bashkëpunëtorëve ka vetting…
Ajo që më gajas fare është reagimi i zonjës Yuri që suksesin e operacionit policor me qendër në Itali, ia faturon reformës në drejtësi dhe SPAK-ut, meqë u bënë nja dy arreste shtëpie…
Është e tepër të harxhosh kohë ta komentosh me seriozitet këtë lidhje të qesharake të “shpirtit” me reformën, që ka zbuluar Zonja…”-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post