Juristi i njohur, Romeo Kara ka bërë një koment lidhur me operacionin e sotëm ku u arrestuan disa zyrtarë, një prokuror dhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit.
Postimi i juristi:
“Nje kryeminister i beri badigardet e tij komandante garde dhe drejtues policie.
Nje kryetar parlamenti e beri gjithashtu badigardin e tij drejtues policie.
Nje minister i beri badigardet e tij trafikante, ndersa thuhet per nje tjeter minister me interesant, qe e beri badigardin e tij peshues.
Thuhet se ai peshonte me saktesi kartmonedhat 500-euroshe, pak perpara se te behej pazari.
Jam kurioz t’a di, nga ky badigardi marifetshi, sa peshojne 2.4 milione euro ne prerje 500.
Jetojme ne parajsen e badigardeve.”-shprehu Kara.
Diskutime rreth kësaj post