Përfundon pjesa e parë midis Zvicrës dhe Spanjës, ndeshje e zhvilluar në Shën Petërsburg për fazën çerekfinale të kampionatit evropian, “Euro 2020”.
Spanjollët e mbyllën 45-minutëshin e parë në avantazh, pasi në minutën e 7-të të takimit, gjetën rrugën e rrjetës, falë autogolit të mbrojtësit zviceran, Zakaria.
Jordi Alba mori një top nga këndi dhe e goditi me të majtën e tij, por Zakaria gaboi teksa topi u përplas në këmbën e tij, dhe më pas përfundoi në rrjetë.
Pas pësimit të golit, helvetët u munduan të reagojnë me kundërsulme, por pa rrezikuar seriozisht portën e spanjollëve.
Diskutime rreth kësaj post