Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese dha vendimin mbi çështjen e Teatrit Kombëtar, ku thuhej se u rrëzua kërkesa e presidentit për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak mbi shembjen e teatrit. Por a nënkupton kjo se shembja e teatrit ishte e ligjshme?
Përgjigjen për këtë e ka dhënë shkurtimisht Adriatik Lapaj në Facebook, ku i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi. Lapaj thekson se jo shembja nuk është e ligjshme, por për këtë pikë nuk u krijua shumica prej 5 votash parashikuar nga neni 73 pika 4 i ligjit 8577/2000 në lidhje me juridiksionin e kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes
Replika e avokat Adriatik Lapaj:
Komentuesi: Pika 4 përkthehet që shembja është e ligjshme?
Adriatik Lapaj: Jo. Për këtë pikë nuk u krijua shumica prej 5 votash parashikuar nga neni 73 pika 4 i ligjit 8577/2000 në lidhje me juridiksionin e kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes.
Diskutime rreth kësaj post