Regjisori Robert Budina komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke pezulluar ndërtimin e teatrit të ri dhe shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës
Budina tha se kjo është një fitore e madhe për artistët dhe se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen sepse ata e shkatërruan.
Komenti i Budinës:
“Teatri fitoi, por kjo betejë politike do të vazhdojë. Nuk besoja kurrë që do të merrej një vendim i tillë. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të japin dorëheqjen. Të kthehet Teatri Kombetar, të largohen ata që e shkatërruan. Fitore e madhe per artistët”, tha Budina.
Diskutime rreth kësaj post