Analisti Fatos Lubonja komentoi sot në rubrikën ‘Opinion’ qëndrimet e ndërkombëtarëve, konkretisht të SHBA për korrupsionin. Ai u shpreh se ata shohin gjërat kryesore.
“Ne për amerikanët jemi një pikë ujë në oqean, ku ata shohin ato që janë gjërat kryesore. Nëse je në distancë të largët, ata shohin gjërat kryesore. Gjërat kryesore janë ai Defender, muxhahedinët që sjellin, stabiliteti”, – tha ai.
Ndërsa për apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Lubonja tha se s’mund tua heqësh frikën kur kanë qeverinë që bashkëpunon me krimin.
“Unë nuk e di si mund t’ia heqësh frikën BKH-së me fjalët e Yuri Kim, kur përpara kanë gjithë atë krim të organizuar me armë, kur kanë qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Është thjesht të bësh retorikë, propagandë dhe një fasadë se dënimet e ish-kryeministrave, ministrave, janë propagandë”, – u shpreh Lubonja.
Për operacionin ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës, ai tha se këto operacione ndodhin gjithmonë me të huaj dhe se institucionet e huaja e vënë përpara përgjegjësinë policinë apo drejtësinë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post