Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me një reagim të ashpër për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Prespë të Maqedonisë së Veriut.
Basha i quan liderat e BE-së, ndër ta dhe kryeministrin Edi Rama si “autokratë të korruptuar të Ballkanit”, të cilët fajësojnë Bashkimin Europian, ndërsa i japin “goditje të tmerrshme demokracisë dhe sundimit të ligjit”.
Në Samit pati tone kritike ndaj disa shteteve të Bashkimit Europian, për bllokimin e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Reagimi i Bashës:
“Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin për mungesën e përparimit në BE, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe Flamurin e Aspiratave të Bashkimit Evropian të njerëzve të Ballkanit Perëndimor.
Ishte një kohë …. kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u votuan. Duket për momentin që tavolinat janë kthyer.” – ka reaguar Basha.
Diskutime rreth kësaj post