I ftuar në një interviste televizive, regjisori Edmond Budian ka komentuar takimin e fshehtë mes Ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Ai thotë se Ambasadori ka shkuar fshehurazi në Gjykatë dhe ka dalë nga dera anësore, teksa i bën thirrje që t’i bëjë publike ato që janë diskutuar në takim.
“Nuk u njoftua nga askush, u zbulua prej nesh dhe ne e bëmë publik këtë fakt. Takimi i tyre është bërë ditën Gjykimit të çështjes së Teatrit Kombëtar, më 16 qershor. Ambasadori ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese fshehurazi, ai ka dalë nga dera anësore dhe jo kryesore. Çfarë ka biseduar me reformën në drejtësi ambasadori Soreca, le ta bëjë publike këtë fakt. Le ti bëjë publike të gjitha, ne nuk kemi asnjë gjë.“-tha ai.
Përsa i përket deklaratës së Sorecës, i cili i ka akuzuar për shpifje Aleancën e Teatrit Kombëtar, Budina është shprehur se janë të hapur ndaj hetimeve, por me prokurorë ndërkombëtarë.
“Le të na akuzojë për shpifje, neve jemi të hapur që të hetohet në këtë çështje, por hetimin nuk do e bëjmë me njerëzit që do ai. Neve hetimin do ta bëjmë edhe me prokurorë ndërkombëtarë. Të vijnë dhe hetojnë për atë çfarë ka ndodhur që nuk është protokolluar. Ne do të vëmë në dijeni edhe Këshillin e Evropës se përfaqësuesi i tij mban një qëndrim të njëanshëm ndaj Teatrit Kombëtar. Dyshoj se ka një lidhje të ngushtë mes qeverisë dhe ambasadorëve. Dyshoj se është një aferë korruptive edhe e tij. Është e pamundur që të bësh një gjest të tillë në këtë mënyrë.
Të gjithë veprimet që ka kryer Bashkia e Tiranës, janë ndesh me Kushtetutën. Ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të presim se si ata vazhdojnë. Për ne është e padiskutueshme se ka një aferë të jashtëzakonshme korruptive.”-u shpreh Budina.
Diskutime rreth kësaj post