Analisti Mustafa Nano ka komentuar blerjen e dronëve inteligjentë të blerë nga qeveria shqiptare në Turqi për të kontrolluar territorin, teksa u shpreh se kjo është një gjë e mirë dhe është e mirëpritur pasi do të japin një ndihmë të madhe për kontrollin e territorit në Shqipëri.
Komenti i Nanos:
“Nëse janë marrë për këtë funksion është i mirëpritur dhe shtetit kanë për ti vlejtur. Nëse janë marrë për qëllime të tjera nuk e di.
Besoj që dronët mund të na japin ndihmë të madhe sepse të kontrollosh territorin si në Shqipëri nuk është e lehtë. Ndoshta nuk e zgjidhin problemin, por janë një gjë e mirë sepse është diçka e mirë për të pasur kontrollin e një shteti.”-shprehet Nano.
Diskutime rreth kësaj post