Analisti, Mustafa Nano ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e herësit dhe marrëveshjen e 5 qershorit të vitit të kaluar.
Nano gjatë një interviste televizive tha se marrëveshja nuk është anomali pasi ajo është përkthyer në ligj dhe është diskutuar në parlament. Ndërkohë i pyetur nëse është legjitim apo jo parlamenti i ardhshëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Nano u shpreh se vendimi i Gjykatës doli pasi zgjedhjet u njohën. Sipas Nanos vendimi i Gjykatës Kushtetuese vlen për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e 25 prillit.
Deklarata e Nanos:
“5 Qershori është përkthyer në ligj në parlament. Kështu që do të flasim për një ligj që ka marrë parlamenti. Dhe në këtë kuptim nuk shoh ndonjë anomali sepse ligjet e parlamentit hyjnë në fuqi në momentin që botohen në Fletoren Zyrtare jo kur Gjykata Kushtetuese jep një opinion të vetin lidhur me ligjin.
Gjykata Kushtetuese mund ta vonojë, por ligji hynë në fuqi menjëherë. Në lidhje me 34 deputetët që nuk duhet të ishin në parlament në bazë të vendimit që ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese, mendoj se kjo nuk vlen më për atë që ka ikur, vlen për të ardhshmen.
Nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte vepruar para zgjedhjeve do të ishte ok, por ajo ka vepruar pas. Gjykata Kushtetuese mund të veprojë disa muaj më vonë dhe vendimet që ka marrë nuk mendoj se anulohen, vendimet që janë marrë mbeten vendime që janë marrë”, tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post