Avokati i njohur Ylli Manjani ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizuar pikën 3 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor.
Postimi i Manjanit:
“Në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen e vendimit ende të paarsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për nenin 162.3 të kodit Zgjedhor.
Nuk është profesionalisht korrekt të komentohet një vendim ende i pa arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese.
Gabimi në koment mund të jetë shumë i madh nëse nisemi thjesht nga dispozitivi i vendimit.
Deri tani dimë se Gjykata ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor. Por ai nen ka eehe 3 paragrafë të tjerë që nëse lexohen pa pikën 3, del që listat nuk janë të hapura 100%, siç nxitojnë komentuesit publike.
Përkundrazi heqja e pikës 3, I MBYLL listat me 100%.
Ja pra një gabim që bëhet nga leximi i cunguar.
Gabimi i dytë i madh është tendenca për ta zbatuar këtë vendim mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Është gabim ky arsyetim sepse ne nede nuk e dimë vullnetin e Gjykatës për ti dhënë apo jo fuqi prapavepruese vendimit të saj. Zakonisht vendimet e Gjykatës nuk kanë fuqi prapavepruese.
Ndaj të mos nxitohemi. Të presim zbardhjen e atij vendimi.
Përndryshe gabimet janë të pashmangshme.
Janë gabine që keqorientojnë opinionin publik, për fat të keq.”-tha Manjani.
Diskutime rreth kësaj post