Marina Vjollca ka zgjedhur të jetë e pranishme në ekran vetëm përmes projekteve të saj, duke i shmangur intervistat dhe daljet e shumta publike.
Duket se së fundmi ka bërë një përjashtim, duke dhënë një intervistë për Revista “Who”, ku ka folur për shumë detaje rreth jetës personale dhe profesionale.
Moderatorja ka treguar se jeta e tyre përtej dyerve të shtëpisë është njësoj si e çdo shqiptari, me shumë dashuri, grindje, njerëz, muzikë dhe gatime të mira.
E pyetur nëse deri më tani martesa e tyre është bërë monotone ajo e ka përjashtuar kategorikisht diçka të tillë duke shtuar:
“Për marshallah. E thashë popullorçe fare. Çdo ditë e më tepër që kalon, aq edhe më shumë e duam dhe bëjmë për njëri-tjetrin. Veç sekret që nuk ka në dashuri. Me dhuratën e ditëlindjes më ka lënë pa fjalë për ditë të tëra. Sekreti i Getit ky është, di të të lërë pa fjalë. Luftojmë dhe jetojmë për ta ndërtuar më shumë harmoni martesën tonë, familjen tonë. Monotone martesa mund të bëhet që ditën e parë, nëse nuk kemi qëllimet dhe idetë e njëjta për njëri-tjetrin. Më duket shumë herët kjo pyetje që të më drejtohet mua, qoftë nëse e kam përjetuar apo a e mendoj. Shijojmë çdo ditë dashurinë e gjysmave tona për të forcuar “të qenit një” – tha Marina.
Moderatorja e përkufizon shtëpinë si qetësi të shpirtit teksa shton se darkat në shtëpi me miqtë dhe familjarët janë të shpeshta.
“Shtëpia për mua është qetësi e shpirtit. Përpiqem që të mos i humbas kurrë kuptimi “Shtëpi”. I ruaj me fanatizëm parimet e shtëpisë. Simbolika e shtëpisë së bashkuar duket sikur ruan ekuilibrat për një jetë dhe marrëdhënie të shëndetshme. Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes”, – tha Marina.
Diskutime rreth kësaj post