Në kohën kur pjesë të tjera të botës bëjnë llogaritë me një valë të nxehti ekstrem, të pazakontë për muajin qershor, një përkeqësim i menjëhershëm i kushteve atmosferike preku lindjen e Francës, ku një stuhi e dhunshme breshëri i i ktheu disa rrugë në lumenj akulli.
“Ishte një skenë apokaliptike”, u shpreh kryebashkiaku i Plombières-les-Bains, ku u duk sikur u rikthye dimri. Videoja e postuar nga Corriere della sera, është gati e pabesueshme.
Aq e rëndë ishte situata në zonë, sa në disa raste banorët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve e kanë nxjerrë lopatat e borës për të pastruar rrugët. reshje të dendura shiu, breshër gjigand dhe erëra të fuqishme u përplasën dhe mbi disa pjesë të Gjermanisë e Zvicrës, duke shkaktuar përmbytje e duke shkulur pjesërisht dhe çatinë e një teatri opera. Shumë tunele rrugore u përmbytën në Suttgart.
Punonjësit e emergjencës në Rheinland-Palatinate dhe Baden-Wuerttemberg kanë marrë qindra telefonata për ndihmë nga drejtues makinash të bllokuar në rrugë dhe njerëz të përballur me rrëshqitje toke apo rrëzime pemësh. në Lucerne të Zvicrës, raportohet për breshër që mbërrinte deri në 7 cm, ndërsa në kantonin e Friburgut u desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të shpëtuar një klasë me 16 nxënës dhe dy të rritur të bllokuar nga breshëri.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post