Publicisti Preç Zogaj rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ edhe detaje nga jeta e tij familjar. Zogaj ka treguar se gjatë viteve të regjimit komunist, ai dhe familja e tij kanë qenë me “njollë” në biografi.
Kjo për shkak të dy dajave të babait të tij. Ai thotë se njërin prej dajave të babait e kishin varur 3 ditë në Lezhë, ndërsa tjetri ishte zhdukur në lum.
“Biografia ka qenë që në qoftë se prindërit e tu kshin lidhje me ndonjë të dënuar, pushkatuar kishin njollë në biografi në kuptimin e kritereve që kishte regjimi i kohës. Kisha dy dajat e babait që ishin pushkatuar nga komunizmi në vitin ‘46. Njëri prej tyre është lënë i varur 3 ditë në Lezhë. Kurse tjetri është zhdukur në lumin e Mirditës dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur akoma. Babai im ishte nipi i tyre. E dyta kishte lidhje me familjen time, se ne ishim ish-pronarë toke”, – tha ndër të tjera Zogaj.
Diskutime rreth kësaj post