Analisti Enton Abilekaj komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ mesazhet e DASH pas vizitës në Shqipëri të zyrtarit të lartë amerikan Reeker.
Abilekaj tha se: Reeker e njeh mirë politikën e Ballkanit sikur të jetonte aty. Përplasja e presidentit me SHBA, ai nuk ka dashur ta takojë Metën ishte një mesazh.
“Ai konfirmoi se nuk është problemi tek ambasadorja, por në marrëdhëniet institucionale. Reeker e njeh mirë politikën e Ballkanit sikur të jetonte aty. Përplasja e presidentit me SHBA, ai nuk ka dashur ta takojë Metën ishte një mesazh. Mesazhi me magjistratët e rinj ishte se jeni në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Në shtator do shohim qëndrimin e opozitës ndaj parlamentit, me ardhjen e zotit Biden në presidencë Ballkani është në fokusin kryesor të amerikanëve. Kemi një vëmendje shumë të madhe amerikane, ardhja e Reeker në Tiranë është forcimi i marrëdhënieve. Takimi i Prespës do jetë një faktor i rëndësishëm pasi Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për shkak të pakicave shqiptare që ka në disa shtete të Ballkanit”, – tha Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post