Publicisti Preç Zogaj e konsideron osh-kryeministrin Fatos Nano si një ndër figurat qendrore që ka luajtur një rol të rëndësishëm në demokratizimin e Partisë Socialiste.
Në një rrëfim ndryshe për emisionin ‘Opinion’, Zogaj tha se gjesti për t’u vlerësuar i Fatos Nanos ka qenë dorëheqja e tij në atë kohë pas humbjes së zgjedhjeve.
“Nano ka një rol shumë të rëndësishëm, me natyrën e tij ka ndikuar për demokratizimin e Partisë Socialiste. Ai ka lënë një kujtim, është që Nano ka pasur lirinë për të dhënë dorëheqjen. Është një liri e brendshme. Është shumë emancipues, nuk ka gjetur shumë pasues, dhe ka dhënë disa herë dorëheqje. E kishte natyrën e tij për t’i hedhur pushtetet, për t’i marrë në qoftë se e thërriste koha. Ka pasur një tjetër stil të drejtuari. Nano ka lënë këtë kujtim, kujtimi i një Kryeministri që humbet zgjedhjet edhe mirë u pafshim. Edhe atë e pret ajo që konsiderohet transparenca e gjithë lidershipit 30-vjeçar në Shqipëri, të gjithë do duhet të tregojnë xhepat”, – tha Preç Zogaj.
Diskutime rreth kësaj post