Publicisti i njohur Preç Zogaj rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion versionin e tij për praninë e Edi Ramës në mbledhjet e para të Partisë Demokratike dhe largimin nga kjo forcë.
Sipas Zogajt, Rama ka shkuar me vonesë në takimet që organizonte PD, por sërish i dhanë një rol drejtues. Po ashtu ai thotë se Rama u largua pas një debati me Gramoz Pashkon, pasi sipas tij ka kuptuar që nuk kishte vend për të dy.
“Mendimi im është ky, Rama dhe Pashko e panë njëri-tjetrin në sy dhe kanë menduar se nuk ka pasur vend për dy njerëz të periferisë së bllokut atje. Edhe Berisha e la që të merrej Gramoz Pashko me të. Rama përpiqej si radikal.
Rama përfaqësonte një korent të Partisë së Punës, ishte brenda atmosferës se ishte pjesë e një familje që ishin të mbushur kundër Ramiz Alisë. Ishte për një luftë për pushtet brenda llojit dhe jo për demokraci”, – tha ndër të tjera Zogaj.
Diskutime rreth kësaj post