Ditën e sotme, përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin Kombëtar, Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat ka denoncuar ambasadorin e BE-së Luigi Sorecan me akuzën se është takuar ‘fshehtas’ me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, për të lobuar pro kryebashkiakut Erion Veliaj në çështjen e Teatrit Kombëtar dhe më pas është larguar nga dera e pasme e gjykatës.
Në lidhje me këtë denoncim ka folur dhe regjisori Robert Budina, një nga qëndrestarët e kauzës së teatrit. Budina u shpreh se vizita e ambasadorit Soreca ndodhi ditën që do të jepej vendimi për çështjen e teatrit dhe këtu është pikënisja e problemit, pasi nëse do të takohej një ditë tjetër nuk do të ishte problem.
Gjithashtu regjisori thekson se mosbërja publike e takimit ndodhi sepse ambasadori Soreca e di që është në Shqipëri pasi nëse do të ishte ambasador në një vend tjetër nuk do të guxonte ta bënte.
Deklarata e Budinës:
“Në fakt me thënë të drejtën unë nuk e dija që ka qenë ky takim sekret. Lajmin e mora vesh sot nga live-i që u bë të faqja e ‘Aleancës’ nga përfaqësuesja ligjore Adriana Kalaja. Ishte një çështje shumë sensibël dhe nuk e dija si kishte ndodhur. Më duket totalisht e pavend që takime të tilla të ndodhin fshehurazi pa u lajmëruar publiku. Aq më tepër që çështja e drejtësisë në Shqipëri tashmë është shumë sensibël dhe nuk duhet të anashkalojmë faktin se kjo përpjekje që ne kemi bërë përfaqëson investimin e atyre njerëzve që për tre vite e gjysëm kanë besuar te kauza e Teatrit Kombëtar dhe presin që drejtësia të jap një vendim që respekton Kushtetutën. Kur ne presim që Gjykata Kushtetuese të jap vendimin për një çështje kaq sensibël, ndodh ky takim i fshehtë.
Unë kam një pyetje mbi zotin Soreca, pse është ai i shqetësuar nga një deklaratë e një përfaqësuesi të Aleancës që përfaqëson formimin e vet dhe pse nuk është i shqetësuar për sistemin e drejtësisë që nuk funksion në Shqipëri.
Nëse do të ishte takuar në një ditë çfarëdo dhe në një orë çfarë do, nuk do të kishte patur problem por takohet ditën kur do të vendoset mbi Teatrin Kombëtar. Ai takohet pa e bërë publike, mua nuk më duket një veprim që zoti Soreca do ta bënte nëse do të ishte ambasador në një vend tjetër.
Imagjinoni nëse në drejtësinë italiane, nëse ambasadori amerikan do të takohej me prokurorët italianë në ditën që do të vendesot për anti-mafian“, tha Budina.
Diskutime rreth kësaj post