Në Shqipëri Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi është arrestuar sot nën dyshimet për korrupsion. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur se gjatë hetimeve të kryera prej saj “janë siguruar dhe janë mbledhur prova nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se prokurori Kariqi ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare, për të favorizuar disa persona nën hetim nga Prokuroria e Kukësit”.
Në pranga ka përfunduar dhe shoferi i tij. Ndërsa urdhër arresti me burg është dhënë dhe për dy persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive.
Prokurori Kariqi ishte emëruar përkohësisht në krye të organit të akuzës në Kukës, në muajin mars të këtij viti, me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Diskutime rreth kësaj post