Ambasadorja Yuri Kim shoqëroi sot gjatë vizitës së tij në Tiranë zyrtarin e lartë të DASH, Philip Reeker, i cili zhvilloi një disa takime të rëndësishme diplomatike.
Kim shkoi sot sëbashku me zyrtarin e DASH edhe në zyrën e kryeministrit Rama dhe kredemokratit Lulzim Basha. Mirëpo ambasadorja tërhoqi vëmendjen, e mesazhet e koduara që dha përmes veshjes së saj.
“Ambicie, respekt, punë në ekip” – shkruante në çantën që mbante në dorë ambasadorja Kim.
Ndërsa ishte e veshur me një bluzë të bardhë, xhaketë ngjyrë mente dhe pantallona të zeza, nuk mungonin aksesorët në veshjen e ambasadores.
Ajo gjithmonë ka bërë thirrje për bashkëpunimin mes palëve politike në vend dhe të ketë respekt në punë pavarësisht rivalitetit të krijuar.
Trëndafili i bardhë në anën e djathtë të xhaketës nënkupton paqen që duhet të krijohet mes partive politike në vend.
Pas takimit ata janë shfaqur të buzëqeshur ndërsa kanë ecur në drejtim të daljes së selisë blu. Gjithashtu ka pasur edhe një shtrëngim dore nga ana e ambasadores dhe kreut të PD-së.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post