Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot padinë e djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt numrit 2 të PS, Taulant Balla.
Shkëlzen Berisha i është drejtuar me një kërkesë padi, gjykatës së Tiranës ku akuzon për shpifje Taulant Ballën. Në padinë e tij djali i ish-kryeministrit kërkon ndaj të paditurit të dëmshpërblejë dëmin jo pasuror të shkaktuar paditësit nga deklarata e tij shpifëse dhe fyese, thuhet në kërkesë padi.
Shkëlzen Berisha i referohet disa postimeve në Facebook bërë nga socialisti Balla, si edhe një fjalimi të tij në foltoren e Kuvendit. Lidhur me këto deklarata, për të cilat Berisha pretendon se janë shpifje në adresë të tij, ai kërkon dëmshpërblimin prej 3 milionë lekësh, si edhe përgënjeshtrimin e deklaratave.
Sakaq trupi gjykues vendosi që çështja të shqyrtohet më 14 shtator ora 14:00, ndërsa për djalin e ish kryeministrit, gjykata caktoi ekspertë psikologë për të intervistuar Shkëlzen Berishën, lidhur me dëmet psikologjike të shkaktuara nga këto deklarata.
Diskutime rreth kësaj post