Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla në një aktivitet të zhvilluar së bashku me kryetarin e qendrës ndërfetare në Elbasan dr Arben Ramkaj ka falenderuar shtetin e Kuvajtit për ndihmën e dhënë për pajisje mjekësore në qendrat shëndetësore.
Balla u shpreh i hapur për bashkëpunime të tjera. Sipas tij, përpjekjet për përmirësimin e qendrave shëndetësore është për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.
“Unë sot isha në një aktivitet tjetër ku në fakt aty ishte Karetasi, ishin motrat e Kishës Katolike të cilat ndihmuan gjithashtu në disa pajisje dekubilator në dobi të qendrës shëndetësore. Nuk ka gjë më të bukur se ju dhe shteti i Kuvajtit ndihmoni me pajisje të frymëmarrjes dhe motra e Kishës Katolike dhe në fund të fundit ky është ajo që përfaqëson Elbasani. Elbasani është kryeqyteti shqiptar i bashkëjetesës ndërfetare, dhe flas jo vetëm shqiptarët brenda territorit, por mendoj të gjithë shqiptarisë.
Ne të vazhdojmë të kemi sa më shumë projekte të përbashkëta dhe aktivitete sa më të mëdha, në funksion të shërbimit ndaj njerëzve, sepse në fund të fundit kjo që po bëjmë sot dhe ato qendra shëndetësore aq të përkryera që kemi arritur së bashku janë për tu shërbyer sa më shumë njerëzve”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post