Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu thotë se procesi i zgjerimit te Bashkimit Europian ka vite në stanjacion, ndërkohë këtë radhë Shqipëria sipas saj mbeti peng i marrëdhënies mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Nuk është aspak lajm i mirë fakti që Bullgaria ka vendosur që për shkak të një marrëdhënieje dhe shqetësimeve që ka lidhur me historinë të pengojë Maqedoninë e Veriut për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare. Shpresoj të ketë një zhbllokim të situatës pas zgjedhjeve në Bullgari.
Dhe këtë rast për të mos bërë ndarje dhe Shqipëria ka ngelur peng i një marrëdhënie e cila nuk e prek në fakt fare Shqipërinë. Këtu ka një precedent i cili mund të përsëritet nesër nga çdo vend tjetër anëtar i BE-së në një moment kur një nga vendet e rajonit do të jetë duke u afruar. E vërteta është që procesi i zgjerimit ka vite në stanjacion”, – tha Bregu në emisionin Përballë.
Diskutime rreth kësaj post