Analisti Mentor Nazarko ka folur për marrëdhëniet me Kosovën. Nazarko thotë se Rama duhet të kalojë më shumë kohë me Kurtin, dhe jo vetëm, por të bashkëpunojnë pasi Kosova duhet të lërë pas qasjen fëmijnore që do të përballet e vetme me Serbinë.
“Rama duhet të kalojë shumë kohë me Kurtin për konvergjencë qëndrimesh. Pala kosovare duhet të heqë dorë nga qasja fëminore që ka mërzitur jo vetëm Shqipërinë, por dhe Perëndimin. Dmth shiko na lini neve përballë Serbisë, sepse ne e njohim ju jo. Në gjykimin e realiteteve, apo në realitet të caktuar, është begati të kesh opinione të ndryshme. Nuk shoh pesimizëm.
Kurti nuk bëri ndonjë veprim për t’i shmangur përqafimit të Ramës. Por do të lërë gjurmën e tij. Perëndimi do që të mbyllë dialogun Kosovë-Serbi. Kurti edhe Rama për shkak të pjekurisë së vetë nuk mund ti shmangen me njëri-tjetrin, janë të dënuar të bashkëjetojnë. Shqipëria ka në krye një kryeministër që kërkon, mori mandat të tretë. është figurë e qëndrueshme, ka 8 vite dhe i njeh njerëzit më të rëndësishëm që vendosin fatin e Europës dhe botës.
Kosova duhet të shërbehet nga këto fuqi. Rama nuk mund të shfrytëzojë këtë periudhë kohore me të njëjtën skemë dhe njerëz. Duke iu referuar besimeve të rrejshme, të rrjeteve sociale. Dhe që Kurti tani që është në pushtet, ka gjithë pushtetin do ti kuptojë disa prej proceseve. Kur vjen puna tek minishengen, kemi kuptuar që propozimi i Kurtit, një nga katër propozimet në Samitin e Tiranës, i përsëritur në Vjenë, dhe më pas në Bruksel, që kërkon institucionalizim të hapësirës ballkanike. Si Norvegji, Islandë dhe Lihteshtajn. Kurti nënkuptonte, ishte shumë i qartë për një Jugosllavi të re + Shqipëri. Ai e pajiste me institucione. Një kohëzgjatje 10-vjeçare. Parashikonte Sekretariat, Gjykata, Samite të këtij Minishengeni çdo 6 muaj apo 1 vit. Kjo krijesë e Kurti është një krijesë që i ngjan Jugosllavisë së re”, tha Nazarko për News24.
Diskutime rreth kësaj post