Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu është paditur nga punonjësit e një patrulle policie pasi sipas tyre ai ka ndërhyrë duke penguar shoqërimin e pronarit të një hoteli i cili refuzonte të fikte muzikën përtej orarit të lejuar.
Gjatë një patrullimi në bregdet për respektimin e orës policore, efektivët kanë kërkuar që të ndërpritet muzika dhe lokali të mbyllet, por kanë hasur në kundërshtimin e pronarit të subjektet në fjalë.
Mediat raportuan se në incident është përfshirë edhe kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Por lidhur me këtë lajm ka reaguar vetë pronari i lokalit, Vladimir Gjekaj, i cili ka treguar se arsyen pse nuk e fiku muzikën dhe mohoi të ketë pasur përplasje mes efektivëve dhe Ndreut.
“Dola dhe u sqarova me efektivët e policisë. Ju thashë se nuk e fik muzikën. Më shoqëruan në komisariat. S’ka pasur përplasje mes policëve dhe kryebashkiakut Pjerin Ndreu. Mendoj se çështja është politike. Ndreu ishte aty kur erdhën policët. Ata thanë se nuk e njihnin kryebashkiakun. Nuk pranova të fik muzikën, kisha të ftuar, ishte Ndreu dhe zyrtarë të tjerë”, deklaroi Gjekaj.
Diskutime rreth kësaj post