Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Polis, në Librazhd. Flakët rrezikojnë disa shtëpi aty pranë, si dhe kabinën elektrike, e cila furnizon me energji elektrike fshatin.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohen edhe nga temperatuarat e larta.
Theksojmë se në malin e Tomorrit, prej ditës së djeshme vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, duke djegur disa hektarë me pisha, ndërkohë është kërkuar ndërhyrje nga ajri, pasi zjarrfikësja e ka të vështirë të veprojë nga terreni i vështirë.
Po ashtu, një tjetër vatër zjarri është shënuar edhe në Drenovë, duke rrezikuar puset e naftës dhe varrezat aty pranë.
Diskutime rreth kësaj post