Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, pritet të vijë në Tiranë ditën e nesërme.
Lajmi është bërë i ditur më herët nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Reeker do të pritet në Tiranë nga Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë.
Burime kanë bërë të ditur se Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD.
Takimi do të zhvillohet në orën 11:30 të mesditës.
Më pas në 1 korrik, ambasadori Reeker do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.
Po ashtu ai do të takohet edhe me kryeministrin Zaev, ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post