Kryeministri Edi Rama teksa i cilësoi të rënda ngjarjet e fundit kriminale, bëri thirrje që qytetarët të tregohen të përgjegjshëm dhe të zbatojnë ligjin.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
“Nuk mund ta harroj që në këtë vend para disa vitesh kishte më shumë vrasje se ditë në vit, dhe nga ana tjetër, numri i aksidenteve ka qenë dyfish. A është numri i aksidenteve ai që do të ishte një numër aksidentesh i ulët? Jo, nuk është.
Por në rrugë janë me qindra e mijëra individë që kanë edhe ata detyrën e tyre karshi ligjit dhe familjes, se në rrugë mund të vrasësh e të vritesh, mund të lësh fëmijët jetim, ose të lësh prindërit pa fëmijë. Është përgjegjësia e secilit.
Natyrisht, që për ata që nuk e kanë si përgjegjësi është ligji dhe Policia e Shtetit. Jam i shqetësuar sesi ne mund të përmirësojmë punën tonë, por që ngjarje kulminante të kthehen në arsye ku duhet të shohim Shqipërinë si vendin ku turistët kthehen nga rruga apo ke frikë të dalësh në rrugë se të vrasin, është e tepërt.
Merrni shikoni sa raste Policia e Shtetit ka çuar para ligjit persona. E mbani mend atë që bënte akrobaci me makinë para disa muajsh. Merreni dhe shiheni sa herë Policia e Shtetit e ka çuar atë njeri para gjykatës. Por kuptojeni, që ne s’kemi sistem tjetër, s’kemi sistem tjetër. Ne s’po rrimë duarkryq. Po punojmë.” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post