Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ‘flakë për flakë’ pas konferencës së jashtëzakonshme që kryeministri Rama mbajti pas ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin tonë.
Përmes një reagimi në Twitter, Basha shprehet fajtori kryesor i kësaj situate është vetë Rama.
“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, – shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post