Fifi është treguar gjithmonë e hapur me fansat e saj. Së fundmi ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”, ku ka folur edhe për një marrëdhënie toksike në të kaluarën.
Një prej tyre e ka pyetur këngëtaren bukuroshe nëse do vazhdonte t’a donte dikë që nuk e do atë.
Fifi nuk ka nguruar të përgjigjet sinqerisht duke e lidhur edhe me eksperiencën e saj personale.
“Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen a do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam në momentalisht në mesin e njerëzve që dua”, – është shprehur ajo.
Kjo deklaratë e Fifit mendohet të jetë për Xhuljo Tabakun, të cilit ajo i referohej me “stracciatella”.
Diskutime rreth kësaj post