Sekretari për marrëdhënien me median në PS, Alfred Peza ka folur në A2 për zhvillimet e pritshme politike në vend pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Peza komentoi shpalljen “non grata” të Berishës, duke thënë se PD-ja nuk duhet të mbajë dy standarde.
“Unë jam i shqetësuar për rimëkëmbjen e opozitës si çdo shqiptar, por si socialist nuk jam i shqetësuar fare. Si qytetar duhet të jemi të shqetësuar për atë që na pret në shtator, pasi opozita ka disa sfida, jo vetëm për nxjerrjen e mësimeve nga humbja e zgjedhjeve, por mbi të gjitha pas vendimit të DASH për të shpallur “non grata” liderin historik të kësaj partie. Nga ana tjetër, për të parë opozitën që të mos veprojë me dy standarde, që t’i kërkojë partive të tjera, politikanëve të tjerë, të zbatojnë një standard të caktuar kur ata futen në listën e zezë të DASH dhe të mos e zbatojë këtë standard për partinë e tyre, për Sali Berishën, për deputetin e Tiranës të PD-së”, – tha Peza.
Diskutime rreth kësaj post