Një mot i frikshëm është përballur mëngjesin e sotëm Moska. Bëhet me dije se një stuhi e tmerrshme ka përfshirë vendin, duke marrë çdo gjë para. Kamerat fiksuan se gjatë stuhisë, u shemb një kulm i shtëpisë në rrugën Pravda.
Ndërkohë, kujtojmë se prej ditësh, në Rusi temperaturat kishin shënuar 36 gradë celcius.
Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Më pas pamjet e publikuara kanë treguar se rrufeja goditi një nënstacion në qytetin Shelkovo në lindje të Moskës, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një aksident.
Pamje të tjera gjithashtu regjistruan momentin kur një erë e fortë rrëzoi një vinç ndërtimi që ra në vijën e transmetimit. Disa prej ndërtesave mbetën pa çati. Sipas mediave ruse, Avenue Vernadsky ishte plotësisht nën ujë, prandaj trafiku u ndal.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post