Ish-ministrin i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me raportet që publikojnë agjencitë ndërkombëtare dhe DASH për trafikun e drogës në vendin tonë.
Manjani shkruan se këto raporte janë fiktive dhe në të vërtetë kanë si qëllim që t’i kujtojnë vendit tonë se: “kini parasysh se ne po ua lejojmë këtë punë. Se mos na harroni ore!”
Postimi i Manjanit:
“Këto raportet e agjensive ndërkombëtare, DASH e shtetet e tjera për drogën, mua më duket sikur janë thjesht për kujtesë. I sjellin në vemendje qeverisë sonë mesazhin: “kini parasysh se ne po ua lejojmë këtë punë. Se mos na harroni ore!”
Se edhe harrohen këto gjëra, me thënë të drejtën. Kalon njëfarë kohe dhe na mbushet mendja se kontrollojmë drogën e gjithë botës… Përderi sa ja kalojmë Gjermanisë, Kolumbia është një hiç…
Ndaj ato raportet janë kujtesa e përvitshme.
Edhe qeveria, në shenjë “mirnjohje”, e arreston heraherës ndonjë shofer kamioni…
Puna vazhdon deri në raportet e vitit tjetër…”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post