Ervin Karamuço profesor i kriminologjisë duke folur për aksidentin tragjik në Vlorë tha se policia duhet të nisë mbikëqyrjen e rrjeteve sociale. Karamuço u shpreh se shumë krime denoncohen në facebook apo instagram dhe policia mund t’i identifikojë shumë thjeshtë,
“Policia duhet të fillojë të mbikëqyrë rrjetet sociale. Ashtu si në të gjitha vendet e botës, shumë krime qoftë në mënyrë indirekte denoncohen në rrjetet sociale dhe kalojnë si pa u kuptuar. Mund të shohësh video duke ecur me 270 km/h në Rrugën e Kombit, apo në autostradën e Vlorës.
Me këto video të rinjtë bëjnë një lloj gare virtuale. Ne i shikojmë rëndomë këto raste, por policia nuk merr asnjë masë. Policia e ka mjaft të lehtë t’i identifikojë, t’u sekuestrojë makinë dhe t’i ndëshkojë”, u shpreh Karamuço përballë Rudina Xhungës.
Diskutime rreth kësaj post