Gazetari Mustafa Nano ka folur mbi ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në Velipojë, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, tha se institucionet nuk duhet tu hedhin fajin njëra-tjetrës, por t’i japë zgjidhje.
Nano u shpreh se qeveria Rama e ka bërë të udhës që sa herë që ndodhin ngjarje të tilla e bënë “fajin ping-pong”.
“Këto institucione që dëgjojmë që i hedhin fajin njëra-tjetrës, për të bërë këtë ping-pong fajësie, kam përshtypjen që këto janë fajtorët kryesorë.
E di që në rrethana të tilla të bësh me faj qeverinë nuk del asnjëherë huq. Por unë mendoj që loja është më e gjerë se qeveria. Por në rrathë të parë është qeveria sepse janë njerëz që kanë marrë përsipër të qeverisin vendin. Të qeverisësh vendin nuk do të thotë vetëm të hysh në disa zyra dhe të bësh disa ligje, por ti dalësh për zot vendit në të gjitha kuptimet e mundshme.
Kështu që qeveri nuk mund të hedh ping-pongun e fajita te palët e tjera. Unë kam vënë re që qeveria Rama apo anëtarë të kabinetit të tij, sa herë që ndodhen në rrethana të tilla bëjnë këtë lojën e ping-pongut edhe është një gjë që nuk duhet ta bëjnë më. Për një arsye të vetme sepse ti krijon premiset e një konflikti të përjetshëm institucionale. Duhet harmoni mes qeverisjeve.
Nga pala e sistemin gjyqësorë pamë vetëm deklarata për tu mbrojtur jo për të sulmuar.
Kam përshtypjen që qeveria Rama duhet të heq dorë nga vendosja e fajeve të tjera. Përsëris që kjo qeveri është zgjedhur për ti dhënë zgjidhje këtyre.”, u shpreh Nano.
Më tej, gazetari tha se krimi i ndodhur në Velipojë ishte një krim “tipik shqiptar” ku vritesh për hiç gjë në mënyrë makabre.
“Unë rrezikoj të them një gjë banale këtu. Krimi që ka ndodhur në Velipojë nuk është një krim që ndodh jashtë, ky është një krim tipikisht shqiptar.
Përmes këtij krimi ne demostrojmë pulsionet tona të egra, që janë në natyrën tonë dhe këtë e dimë të gjithë dhe të huajt që na vizitojnë.
Këto pulsione të egra ne i manifestojmë qoftë në konfliktualitetit politikë, qoftë në krimit që përcjellim në Europë dhe janë krime të kësaj natyre.
Gazetat e huaja shkruajnë për krimin e stilit shqiptar. E stilit shqiptar është kur ti vritesh për hiç gjë dhe krimi behet në mënyrë makabre. Këto janë dy karakteristikat e krimit shqiptar.
Unë mendoj që duhet ta themi dhe nuk duhet të na vijë turp që ne shqiptarët kemi nevojë të edukohemi në mënyrë që të adomestikojmë këto pulsione të egra. Ne jemi të egër në rrethana të caktuara, një pjesë e jona dhe ne të tjerët duhet të ngremë zërin që këta njerëz të zbuten ashtu si u zbutën kafshët e egra.”
Ndërsa i pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha ka faj për këtë ngjarje, Nano u shpreh se është e tepërt që të vazhdojë edhe në 2021 të fajësohet Berisha.
“Ky avazi të përmendet edhe në vitin 2021 Sali Berisha për krimet që ndodhin në rrugë. Mua kjo më duket e tepërt. Sigurisht që viti 97 impaktoi jetën tonë sepse u hapën depot dhe u armatosën të gjithë shqiptarë. Një pjesë e armëve të shqiptarëve janë të këtyre armëve. Kjo nuk do të thotë që nuk ka armë të tjera dhe nuk mund të gjenden më armë.
Kanë kaluar 21 vite dhe është një muzikë e mërzitshme të përmendësh Berishën për gjëra që ndodhin sot.
Unë nuk i bashkohem këtij kori, e konsideroj këtë kor një kor që këndon këngë vajtimi.
Unë them ta lëmë Berishën në fatin e vet dhe fatin e tij e mori dhe doli me turp nga historia.
Duhet të merremi me njerëz konkret që janë në qeverisje.”
Përsa i përket rikonstruktimin e Policisë së Shtetit dhe nëse do të preket drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, Nano u shpreh se puna e tij duhet të shihet që nga momenti kur ka shkuar në zyrë.
“Nuk kam ndonjë ide të thelluar mbi punën e Ardi Veliut, nga momenti që ai ka ardhur në atë zyrë ka një kurbë ulëse apo të ngritur. Ministri tha se numri i krimeve është i ulët, por kjo gjë duhet rishikuar.”, tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post