Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie, komentoi situatën e ditëve të fundit në vend ku janë regjistruar ngjarje kriminale.
Ndër të tjera, ai tha në Radar Informativ, se strategjia e policisë për të parandaluar krimin bëhet në bashkëpunim edhe me institucione të tjera. Hajdarmataj deklaroi se ka policë që darkojnë me personazhe të botës së krimit, ndërsa theksoi se Ardi Veliu duhet të japë dorëheqjen.
“Që të bësh strategji për parandalimin e një krimi duhet të analizosh faktorë. Strategjia për parandalimin bëhet në bashkëpunim me institucione të tjera. Nëse je rigoroz në punë tënde edhe ata institucione që kanë detyrë të drejtojë infrastrukturën rrugore ti u jep pikat e zeza.
Ministri i Bredshëm duhet ti ndjekë. Po dalin çdo ditë dhe thotë kemi teknologjitë e fundit. Ka një praktikë perëndimore si funksionojnë. Pse ky qytetar shqiptar në Gjermani dhe Zvicër zbaton rregullat dhe vjen në Shqipëri dhe nuk i zbaton? Këtu gjen mik, policia darkon me kriminelët. Unë aktualisht nuk shikoj një polici në shërbim të qytetarëve por në shërbim të qeverisë. A janë tetë vjet në pushtet këta? Sot do bëjnë ristrukturimin. Do zëvendësojnë disa emra. Kur është emëruar Çuçi në krye të ministrisë së Brendshëm dhe thashë se nëse Çuçi do kërkojë dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm atëherë do besoj se do bëjë diçka. Jemi para faktit. Drejtori i përgjithshëm duhet të japë dorëheqjen,” u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post