Dy ditë më parë në Velipojë vranë 4 persona për shkak të konfliktit pë shezlongët, mbrëmë në Drimadhë për 60 shezlonge dhe çadra, ndërsa sot është regjistruar një tjetër incident në Ksamil.
Bëhet me dije se forca të shumta policie kanë zbarkuar në Ksamil për të hequr disa shezlonge.
Mësohet se A.Sula pronari i një plazhi në Ksamil pretendon se padrejtësisht policia i ka hequr shezlongët nga territori i tij të cilin e ka të dokumentuar e të mirëmbajtur me të gjitha taksat dhe detyrimet.
“Kjo bëhet për t’ja dhënë padrejtësisht dikujt tjetër”, tha ai. Por fatmirësisht nuk pati përshkallëzim të tensionit dhe qetësisht janë hequr një palë dhe janë vendosur shezlongët e tjerë pa përplasje.
Diskutime rreth kësaj post