Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i pranishëm në Asamblenë politike të PPE, Partia Popullore Europiane, Partia më e madhe europiane dhe me grupin më të madh parlamentar në PE, në Bruksel ku ka pasur edhe një fjalë në sesionin e mbyllur të kësaj asambleje.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kreu i opozitës Basha, pati një intervistë të shkurtër për median shqiptare në kryeqytetin europian.
Basha ka lënë të kuptojë se opozita dhe PD do të jenë pjesë në parlament, pasi ka folur për një betejë që do të zhvillohet brenda dhe jashtë tij.
”Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemoragjisë së emigracionit së të rinjëve”, ka thënë Basha.
Diskutime rreth kësaj post