Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është shprehur se djemtë e politikanëve dhe biznesmenëve si persona që duhet të jenë në fokusin e policisë në mënyrë që të ulen rastet e përplasjeve që arrijnë deri në vrasje.
Ndreu tha se kanë nevojë për goditje të dedikuar për ta sepse qytetarëve të thjeshtë u ndodh që të gabojnë, por nuk sjellin pasoja të rënda.
Ndreu: Mendoj se kjo vjen për shkak të kokave të nxehta që kemi ne për t’i zgjidhur gjërat gjithmonë me armë. Nga ana tjetër, shtrohet një problem. Unë jam i shqetësuar për disa probleme të kriminalitetit që në fakt kanë për autorë disa kontigjentë të njohur të skeduar nga policia me rekorde kriminale. Është ndryshe nëse ndodhin ngjarje të një njeriu që nuk ka pasur rekorde dhe nga një indicie e caktuar shpërthen dhe mund të ndodhë një krim dhe nga kjo nuk përjashtohet askush, por nëse autorët janë njerëz me rekorde kriminale, atëherë mendoj se ka ardhur koha që të bëhet një evidentim i saktë i të gjithë personave problematikë dhe fokusi i shërbimeve të policisë por edhe i institucioneve të tjera se policia nuk mund të ketë. Kam frikë se ka lëvizur aksi i goditjes së këtyre personave, që tek personave që bëjnë spektakël nëpër trafiqe me makina dhe janë djemtë e politikanëve, biznesmenëve dhe njerëz me rekorde kriminale që duhet të jenë në fokusin e përditshëm të policisë.
Dyrnjaja: Pra nevojitet një goditje energjike që diçka duhet të ndryshojë.
Ndreu: Duhet goditje e dedikuar për këta, jo për njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë që janë qytetarë të rregullt mund edhe të gabojnë, por nuk janë problemi që sjellin pasoja. Duhet goditje e dedikuar për çdo rreth, duhet listë personash që demonstrojnë hapur akte rrugaçërie, veprime të padenja, spektakle në trafik dhe kanë rekorde kriminale si dhe mbajnë armë me vete.
Diskutime rreth kësaj post