Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka informuar se një tjetër shtet i Bashkimit Europian ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë.
Bëhet fjala për Spanjën e cila disa ditë më parë i kishte hapur kufijtë vetëm për shtetasit e vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga EMA.
Ndërsa me këtë njoftim të dytë u bë e ditur se Spanja nuk kërkon as vaksinën e as test, por për çdo qytetarë shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike do të kërkohet vetëm bileta dhe maska.
Diskutime rreth kësaj post